GODULLA E KARAVASTASË


GODULLA E KARAVASTASË
✤ Lagunë e vogël në formim e sipër, me trajtë pothuajse vezake, me sipërfaqe 8.5 ha, që shtrihet ndërmjet grykëderdhjeve të Semanit dhe të Shkumbinit, në P të lagunës së Karavastasë (shih), midis saj e detit Adriatik. Ka filluar të formohet në dhjetëvjeçarin e parë të shek.XX (pasi kishte marrë formë të plotë laguna e Karavastasë) nga dy shigjeta bregdetare të krijuara nga grumbullimi i vazhdueshëm i lëndëve të ngurta të Semanit dhe Shkumbinit.

(N.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Godulla E Karavastasë


[cite]