GOJANI I EPËRM


GOJANI I EPËRM
✤ Fshat në rrethin e Pukës (J), në rrëzën L të malit të Suçelit të Madh. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Kalivarë, Kimz, Mesul, Shkozë, popullsia gjithsej 3337 banorë. Dëshmohet si vendbanim i vjetër i Pirustëve. Në G. më 26.10.1944 Brigada XXII S shpartalloi forcat tradhtare të Kol Bib Mirakës. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në dhjetor 1966. G.E. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rriten dhe pemët frutore e bagëtitë e imëta. G.E. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gojani I Epërm


[cite]