GOLEMI MOISI
✤ Pjesëtar i familjes së madhe feudale të Aranitëve-Golemëve, një nga komandantët kryesorë të Skënderbeut, i ngarkuar fiilimisht me komandën e reparteve që mbronin kështjellat në kufijtë lindorë. Për fitoret e korrura, Skënderbeu e pajisi M.G. me një feud të madh në Dibër. Në korrik të vitit 1455, i pakënaqur nga përqendrimi i pushtetit në duart e Skënderbeut, M.G. u lidh me osmanët duke i hapur me tradhti rrugën ushtrisë nën komandën e Isak bej Evrenozit të sulmonte papritur forcat shqiptare që rrethonin Beratin. Pas kësaj Id.G. kaloi hapur në anën e sulltanit që e vuri në krye të një ushtrie dërguar kundër Skënderbeut; në fushën e Oranikut (Dibër), M.G. u thye më 19.5.1456. I penduar, iu dorëzua Skënderbeut dhe i shërbeu deri në fund të jetes besnikërisht. U kap rob nga osmanët në ekspeditën e parë të Ballaban Pashës, në Vajkal (Bulqizë), por nuk pranoi të vihej përsëri në shërbim të tyre. Vdiq i torturuar tmerrësisht nga armiqtë.
(P.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Golemi Moisi
[cite]