GOLEMI BILAL
✤ (1899-1955). Mjek veterinar, mikrobiolog i njohur në fushën veterinare dhe mjekësore. Lindi në Golem të Kurveleshit në një familje patriote. Studimet e larta i kreu në Turqi, u speeializua për mikrobiologji në Institutin Pastër në Paris. Më 1926 mori gradën doktor i shkencave mikrobiologjike. Në vitin 1928 filloi punën për ngritjen dhe organizimin e shërbimit veterinar e zooteknik në Shqipëri. Ka themeluar të parin laborator bakteriologjik veterinar ku punoi për diagnozën e sëmundjeve të kafshëve dhe përgatitjen e disa biopreparateve.
Si kundërshtar i regjimit obskurantist të A.Zogut, u burgos më 1932 e u dëbua më 1935 nga Shqipëria. Në Turqi punoi në disa institute dhe bëri një sërë studimesh shkencore veçanërisht mbi tulareminë, brucelozën, anatoksinat tetanike, ethet Ku etj. Me rastin e 40-vjetorit të krijimit të shërbimit veterinar në -vendin tonë, më 1968 Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi me Urdhrin e Punës të kl.I.
(Z.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Golemi Bilal
[cite]