GOMA
✤ Lëndë plastike që fitohet nga vullkanizimi i kauçukëve. G. prodhohet nga brumi prej kauçuku natyror ose sintetik, nga lëndë vullkanizuese (kryesisht squfur) dhe lëndë të tjera mbushëse (shkumës), plastifikuese, stabilizuese, poreformuese që i japin asëj vetitë e dëshiruara. Nga lloji i kauçukut aë përdoret dhe përpjesëtimi i lëndëve ndihmëse, G. mund të prodhohet me qëndraeshmëri ndaj nxehtësisë, lëndëve kimike, vajrave, tretësve etj. Zakonisht G. prodhohet e butë, por nga vullkanizimi i kauçukut me 25-45%. squfur përftohet gomë e fortë (eboniti), material i ngurtë por i thyeshëm, me veti të mira elektroizoluese, që “punohet mirë dhe shërhen për prodhimin e kasetave të baterive dhe të artikujve të tjerë teknikë.
G. prodhohet me strukturë të ngjeshur (kompakte) dhe poroze (mikroporoze dhe makroporoze). G. mikroporoze, mjaft e lehtë prodhohet kryesisht në trajtë pllakash dhe përdoret në industrinë e këpucëve etj. Prodhohen edhe artikuj prej një shtrese të hollë gome, si dorezat kirurgjikale, tullumbacet etj., duke zhytur një formë prej qelqi ose porcelani në një emulsion të grimcave të kauçukut në ujë (lateks) ose në kauçuk të tretur në benzinë. Industria e gomës (shih> prodhon lloje të ndryshme G. dhe artikuj prej G., G. e tekstili, G. e metali etj.
(Y.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Goma
[cite]