GORA
✤ Zonë gjeografike dhe etnografike në rrethin e Korçës. Kufizohet në V me Mokrën, në P me malësinë e Moglicës dhe atë të Oparit, në J me malësinë e Voskopojës dhe në L me zonën e Rrëzës. Shtrihet në lartësitë nga rreth 700 m në 1492 m (maja e Kozelit). Është e ndërtuar kryesisht nga molasa e mioeenit. L. i Devollit, me degët e shumta të tij, e ndan në disa pjesë. Kurrizet ujëndarëse midis tyre, në përgjithësi janë të sheshta, vende-vende ngrihen maja të mprehta.

Në të kaluarën ekonomia mbështetej në bujqësi e në blegtori. Banesat ishin si ato të Oparit, ndërsa veshja afrohej me të fushës së Korçës, gratë me cibun e burrat me fustanellë. Vonë gratë filluan të vishen me fustan e burrat me befçe. Është e njohur vallja gorarçe. Në fund të shek.XIX shumë gorarë mërguan në vende të huaja, ku punonin kryesisht si muratorë.

Gjatë Luftës ANÇ G. qe një nga bazat kryesore në qarkun e Korçës, këtu u krijua edhe çeta e parë partizane e qarkut, çeta e Gorës (27 prill 1942) dhe janë zhvilluar shumë luftime. Pas Çlirimit në G. janë bërë ndryshime të thella ekonomike e shoqërore. G. ka pasuri të mëdha ujore (Devolli dhe degët e tij) që. shfrytëzohen për prodhimin e energjisë elektrike. Bimësia është e dendur dhe përfaqesohet kryesisht nga dushqet e ahishtet. G. është e pasur edhe me qymyrguri, që nxirret në minierën e Lozhanit. Qendrat kryesore të banuara janë: Lozhani, Strelca, Dolani, Moçani, Zvarishti, Marjani, Tresova etj.

(P.Q.—Rr.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gora


[cite]