
GORANXIA
✤ Fshat i Dropullit në rrethin e Gjirokastrës (J), në krahun e majtë të luginës së Drinos. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Sofratikë (shih). Përmendet si vendbanim që më 168 p.e.r. Rrënojat e fshatit të vjetër janë në P. Banorët morën pjesë në Luftën ANÇ. Kolektivizimi përfundoi më 1956. Bën pjesë në KTL të Sofratikës. Ka drejtim kryesor drithërat, perimet, rritjen e bagëtive. G. ka shkollë 8-vjeçare ,grupin folkiorik, muzeun e kurbetit, vatër kulturë, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Goranxia
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "GORANXIA" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/goranxia