GORICA E MADHE
✤ Fshat në rrethin e Korçës, në rrëzën L të Malit të Thatë, buzë Prespës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Liqenas (shih). U bë i njohur në vitet 1928-1933 për luftën e ashpër të fshatarëve kundër dhunës çifligare të Maliq bej Frashërit, i cili me përkrahjen e autoriteteve zogiste, u rrëmbeu fshatarëve kullotat dhe pyllin që ishin pronë e fshatit. Në korrik 1930 goricarët morën me forcë kullotat e pyllin e tyre. Konflikti vazhdoi gjatë. Më 1932 çifligari u rrëmbeu fshatarëve edhe tokat arë, kurse gjykam zogiste vendosi dëbimin e goricarëve nga fshati : tyre. Protestat dhe ankesat e fshatarëve nuk u përfillën. Të mbetur pa mjete jetese, shumë goricarë u detyruan të linin fshatin e tyre. Banorë: e G. morën pjesë aktive në Luftën ANÇ. Këshill: NÇ u ngrit në dhjetor 1942. Fshati u dogj dy herë nga forcat italiane e gjermane në verën e vitit 1943 dhe në mars 1944. Koop. bujqësore u ngrit më 1956. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Liqenasit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është rritja e bagëtive të imëta. Meqë banorët ianë të kombësisë maqedone, shkolla e ciklit të ulët është në gjuhën maqedone. Ka vatër kulture, ambulancë e njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gorica E Madhe
[cite]