GORREJA
✤ Fshat në rrethin e Lushnjës (JP). Qerdër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fsha:rat: Bishqethmi, Kamçishti, Lumthi, Pirra, Rrapëza, Shakuj, popullsia gjithsej 4658 banorë. Këshilli NÇ u ngrit më 1943, u çlirua më 18.10.1944. Më 25.11.1945 sh. Enver Hoxha me rastin e fillimit të zbatimit të Reformës Agrare u ndau këtu tapitë e para të tokës fshatarëve të varfër Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1948. Koop. e bashkuar me qendër G. është ngritur më 1959. më 1974 u shndërrua në K.T.L. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithit dhe pambukut. G. “ka shkolië të mesme bujqësore, muze, grupin folklorik, qendrën shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gorreja


[cite]