GOSNISHTI MELEQ


GOSNISHTI MELEQ
✤ (1913-1944). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Gosnisht të Përmetit në një familje me tradita patriotike. Për vështirësi ekonomike u detyrua të mërgojë jashtë atdheut, në Francë (1929). Punoi si minator dhe në punë të tjera të vështira. Njohja me Ali Kelmendin (shih) dhe Halim Xhelon (shih) ndikoi në formimin e tij revolucionar, antizogist e antifashist. Mori pjesë në luftëu klasore dhe u pranua anëtar i PKF (1983), ku militoi derisa u kthye në atdhe i dëbuar nga policia franceze (1938),

Pas themelimit të PKSH u hodh menjëherë në luftë kundër pushtuesit të huaj e tradhtarëve të vendit, u bë në krahinën e Ceries propagandist i zjarrtë i vijës së Partisë. U caktua komandant i njësitit gueril të kësaj krahine (1942); u hodh në rreshtat partizane në çetën «Musa Fratari» e. pastaj në batalionin partizan «Naim Frashëri» (1943). Anëtar i PKSH në shtator 1943. Si komisar kompanie e më vonë zëv. komandant i këtij batalioni u shqua si luftëtar e komandant trim e guximtar, me aftësi drejtuese, veçanërisht në luftimet e ashpra që zhvilloi Brigada VI S. gjatë Mësymjes së përgjithshme armike të dimrit 1943-1944. Ra heroikisht në luftimet për marrjen e kalasë së Margëllicit, Patos, në ballë të sulmit të forcave të Brigadës VI S, më 29.3.1944.

(M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gosnishti Meleq


[cite]