GRADAT SHKENCORE


GRADAT SHKENCORE
✤ Shkallë e kualifikimit shkencor në një degë të caktuar të dijes. Në përputhje me rregullat e kualifikimit pasuniversitar (shih) të përcaktuara me vendime të posaçme të Këshillit të Ministrave, në RPSSH janë vendosur G.Sh.: Kandidat i Shkencave dhe Doktor i Shkencave. G.Sh. «Kanaidat i Shkencave» u jepet nga seksionet përkatëse të Komisionit të Lartë të Atestimit pranë Këshillit të Ministrave punonjësve mësimorë e shkencorë si dhe punonjësve të tjerë me arsim të lartë të prodhimit e të sektorëve të tjerë, që kanë dhënë provimet e shkallës së parë të kualifikimit pasuniversitar dhe kanë mbrojtur me sukses disertacionin përkatës.

G.Sh. «Doktor i Shkencave» u jepet nga Komisioni i Lartë i Atestimit pranë Këshillit të Ministrave, punonjësve që kanë fituar më parë G.Sh. «Kandidat i Shkencave» ose titullin shken-cor «Docent» apo «Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor» dhe që kanë mbrojtur disertacionin përkatës për shkallën e dytë të kualifikimit pasuniversitar.

(E.He.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gradat Shkencore


[cite]