GRACENI
✤ Fshat i bashkuar në rrethin e Elbasanit në malësinë e Kërrabës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bodin, Plangaricë, Tërbaç, Pajengë, Mamël, Gjormë, Dopaj, Shëngjin, popullsia gjithsej 2873 banorë. Gjetjet arkeologjike flasin për një vendbanim që 1200 vjet p.e.r. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. Më 1971 u formua koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, pemëtaria dhe rritja e bagëtive të imëta. G. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Këtu ndodhet një monument kulture me rrënojat e kalasë së Bodinit dhe kulla e G.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Graceni
[cite]