GRAMORET


GRAMORET
✤ (Graminaceae). Bimë barishtore njëose shumëvjeçare nga më të rëndësishmet në bujqësi, që janë një nga burimet kryesore me vlera ushqimore për njerëzit e bagëtitë. G. njëvjeçare janë: gruri, orizi, elbi, tërshëra, tritikalet, thekra, sorgumi, melakuqi, misri. G. shumëvjeçare janë foragjeret e kultivuara apo spontane: egjërat, flokëzat, grami, kokëmadhi, telishti, bishtmiu, bishtpelëzat, bilbat, bishtdheipra. Veçoritë e përbashkëta morfologjike të G. janë: rrënjët xhufkore, kërcelli cilindrik i nyjëzuar e fyl, lulesa kalli, kalli i rremë ose xhufkë, fruti kariops. G. kanë prodhimtari të lartë, qëndrueshmëri ndaj rrëzimit e kushteve të mjedisit, përshtatshmëri në zona ekologjike të ndryshme. Përtërihen herët në pranverë e vegjetojnë vonë në vjeshtë. Me plehërim të mirë sidomos azotik rrisin në mënyrë të ndjeshme rendimentin. G. janë të pasura me karbohidrate, kokrrat e disa prej G. përmbajnë 87-90% lëndë .të thatë, 10-12% proteina, 2-5% yndyrna, 10-12% celulozë e lëndë minerale. 1 kg kokërr e disa G. vlerësohen 1-1.3 njësi ushqimore.

(A.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gramoret


[cite]