GRAMSHI
✤ Qytet i ri në bregun e djathtë të Devollit, në lartësinë 300 m, qendër rrethi. Popullsia 6100 banorë. U shpall si qytet më 1960. Më 1909 në G. u hap një degë e klubit «Bashkimi» të Elbasanit. U çlirua më 10.7.1944. Gjatë viteve të pushtetit popullor e sidomos pas viteve 1960 u shndërrua në një qytet të zhvilluar me industri. Degët kryesore janë ind. e lehtë dhe ushqimore. G. ka shkollë të mesme të përgjithshme. Zhvillojnë veprimtari dega e Lidhjes së Shkrimtarëve djie Artistëve, disa shoqata, shkeacorë, paiiati i kqlturës, biblioteka, muzeu historik i rrethit, muzeu. i ushtrisë, parku sportiv. G. ka spital, poliklinikë, kiinikë . stomatologjike, shtëpi ‘lindjeie, farmaci, qendër -epidemiologjike. Sot është një qytet me; ndërtesa të reja. shumëkatëshe, me rrugë të; .gjera, objekte social-kulturore, me rrjet tregtar e komunal.

✤ (rrethi). Shtrihet në kufirin midis tri krahinave të mëdha natyrore të Shqipërisë dhe bën pjesë kryesisht në Krahinën Malore Qendrore. Sipërfaqja 695 km.2. Popullsia 39.300. Përfs,hin një qytet, Gramshin qendër e rrethit dhe 81 „fshatra të grupuara në 15 fshatra të hashkuara. Dendësia mesatare 56.5 banorë/km.2. Rritja natyrore 2,6%.

Mbizotëron relievi malor e kodrinor duke zënë rreth 65% të sipërfaqes së përgjithshme. Lartësia mesatare 804 m. Maja më e lartë është 2373 m tek Mali i Valamarës, male të tjera: Guri i Topit, Polisi (shpati J), mali i Shpatit, i Koshnicës, i Komjanit etj. Luginat kryesore: e Devollit (rrjedhja. e mesme), e Tomorricës. Lumenjtë: Devolli, Tomorrica, përroi i Holtës, i Verçës. Klima është mesdhetare, kodrinore e malore. Temp. mesatare vjetore 15°C, mesatarja e muajit më të ftohtë 5°C, më të ngrohtë 24°C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve 1000-1100 mm, pjesa më e madhe në stinën e dimrit. Pasuritë minerale: gjenden rezerva të boksitit dhe të magnezitit. Tokat bujqësore janë kryesisht të hinjta kafe (41%) e të kafenjta (36%), të murme pyjore (12%), e livadhore malore (10%). Flora dhe fauna është e pasur, ka rezervat gjuetie në Skënderbegas. Burimet nëntokësore kryesore: i Sotires., i Kërpicës. Ka dy liqene natyrore: i Dushkut dhe i Bratilës.

Rrethi i G. është rreth hujqësor-industriai. Bujqësia jep 69% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor. Koiektiyizimi i bujqësisë filloi më 1956, përfundoi më 1959. Sipërfaqja e punueshme zë 14.4% të gjithë rrethit, nga e cila bimët e arave 87%, pemëtaria 10%, vreshtaria 3%. Sot ujitet 46.3% e tokës së punueshme. Ka 10 ujëmbledhës, më të mëdhenjt.ë ai i Dardhës dhe i Galigatit. Kanali kryesor ujitës:. Valamarë-Nartë. Janë të mekanizuara: 60% e vëllimit të plugimeve dhe 27% e korrjeve, 100% e shirjeve. Kulturat kryesore: gruri 45% të
Industria zë 30,6% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor të rrethit, është zhvilluar me vrull në vitet e pushtetit popullor, gjatë pesëvjeçarëve janë ndërtuar një varg veprash të mëdha. Dega kryesore e saj është ind. ushqimore, me fabrika për përpunimin e frutave, perimeve e pijeve alkoolike, e qumështit etj. Kjo degë jep 64% të prodhimit të përgjithshëm industrial. Është e zhvilluar industria e prodhimit të materialeve të ndërtimit, ajo mekanike dhe elektrike (dy hidrocentrale).

Rethi ka tradita patriotike. Gjatë Luftës ANÇ populli i Gramshit ka marrë pjesë aktive. Giatë Operacionit të dimrit 1943-44 nga 19 shkurti deri më 1 mars (në fshatrat e Verçës) është strehuar sh. Enver Hoxha me një pjesë të Shtabit të Përgjithshëm. Në rrethin e G. bëjnë pjesë këto zona etnografike: Verça, Sulova, Tomorrica dhe Shpati i dytë. Në rrethin e G. ka një shkollë të mesme të përgjithshme, 5 të mesme bujqësore, 30 shkolla 8-vjeçare, 59 shkolla të ciklit të ulët, 89 kopshte fëmijësh. Janë ngritur 40 muze, pallati i kulturës, biblioteka, shtëpia e pionierit, estrada, teatri, grupe e ansamble folklorike. Ka 1 stacion bujqësor, 5 spitale, 20 shtëpi lindjeje, 15 ambulanca, 15 klinka dentare, 8 farmaci,rrjet të gjerë tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gramshi


[cite]