GRUEMIRA


GRUEMIRA
✤ Fshati i rrethit të Shkodrës (V), në të djathtë të rrugës Shkodër-Koplik, bën pjesë në fshatin e bashkuar Gril (shih). Është fshat i vjetër, përmendet që në shek.XIV. Në fshat janë gjetur çekanë të lëmuar e të brimuar të periudhës së neolitit të vonë, rreth 3000-2000 vjet p.e.s. si dhe stoli bronzi të periudhës romake, që ruhen në muzeun e qytetit të Shkodrës. Gruemirasit kanë marrë pjesë me armë në dorë në luftën kundër osmanëve në vitet 1447-1448, në luftën për pavarësi kundër malazezve para ShpaIljes së Pavarësisë, si edhe në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ është ngritur në fund të vitit 1942. Kolektivizimi i bujqësisë është bërë në mars 1957. Ka drejtim «kryesor prodhimin e duhanit, të drithërave të bukës e lulediellit. Ka shkollë të mesme, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gruemira


[cite]