GRUNJASI
✤ Fshat në rrethin e Pogradecit (P). Emri i mëparshëm ka qenë Verçun. Është qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Prenisht e Dërdushë, me një popullsi 1200 banorë. Është fshat i vjetër përmendet që në shek. XV. Banorët e fshatit kanë tradita të mira për punimin e veglave bujqësore prej druri. Kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u formua në tetor 1943, u çlirua në gusht 1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtim kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës. Ka të zhvilluar artizanatin. G. ka një shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, grup folklorik, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Grunjasi
[cite]