GRUPET E SIMPATIZANTËVE
✤ Grupe me 1-3 veta që simpatizonin komunizmin, luftonin kundër pushtuesve të huaj e tradhtarëve të vendit dhe që kishin perspektivë të bëheshin anëtarë të PKSH. Kjo formë pune u përdor nga organizatat e Partisë gjatë gjithë periudhës së Luftës ANÇ, për të zgjeruar aktivin rreth Partisë dhe për të shtuar radhët e saj me elementë të rinj. Elementët e G. të S. mbaheshin në lidhje personale nga anëtarët e Partisë, të cilët zhvillonin me ta punë edukative, i ngarkonin me detyra luftarake, i ndihmonin të njihnin e të përvetësonin vijën e programin e PKSH. Pas Çlirimit kjo formë pune u zëvendësua me veprimtarinë e gjerë të organizatave të Partisë me masën e punonjësve, prej nga organizatat-bazë zgjedhin kandidatët e Partisë (shih).
(M.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Grupet E Simpatizantëve
[cite]