GRUPET EDUKATIVE TË PARTISË


GRUPET EDUKATIVE TË PARTISË
✤ Grupe me 3-5 ose dhe me më shumë veta, që kishin përqafuar idetë komuniste, luftonin kundër pushtuesit të huaj e tradhtarëve të vendit dhe përgatiteshin për të hyrë në PKSH. G.E. të P. funksiononin pranë organizatës-bazë (celulës) të Partisë dhe drejtoheshin nga një anëtar i saj, që ishte ngarkuar posaçërisht me këtë detyrë. Anëtarët e G.E. të P. zhvillonin veprimtari revolucionare dhe kryenin detyrat luftarake që u ngarkonte celula. Celulat e Partisë i kushtonin kujdes të posaçëm punës me G.E. të P., sepse këto ishin një burim i rëndësishëm për të shtuar radhët e Partisë me gjak të ri. G.E. të P. funksionuan gjatë gjithë periudhës së Luftës ANÇ dhe për një kohë pas Çlirimit. Me udhëzim të KQ të Partisë (shkurt 1947) shtimi i radhëve të Partisë me elementë të rinj u caktua të bëhej nëpërmjet kandidatëve të Partisë (shih).

(M.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Grupet Edukative Të Partisë


[cite]