GRUPET KOMUNISTE
✤ Organizata komuniste që zhvilluan veprimtari revolucionare antizogiste dhe antifashiste para themelimit të PKSH. Përfshinë në gjirin e tyre elementët më përparimtarë të klasës punëtore, të zanatçinjve; të studentëve dhe të intelektualëve revolucionarë. U krijuan në vitet 1928-1934, në kushtet e ashpërsimit të luftës së klasave në Shqipëri, të rritjes së qëndresës e veprimit revolucionar të klasës punëtore dhe të masave punonjëse kundër shfrytëzimit të klasave sunduese, shtypjes së regjimit feudalo-borgjez të Zogut, dhe rrezikut tëpushtimit fashist të vendit. Ndër grupet komuniste kryesore kanë qenë GK i Korçës (shih) dhe GK i Shkodrës (shih). Më. vonë u krijua edhe «Grupi i të Rinjve» (shih). Me gjithë të metat ideologjike e organizative dhe paqartësitë politike, grupet komuniste luajtën në përgjithësi një rol pozitiv në luftën për të ngjallur urrejtjen kundër regjimit të Zogut dhe fas’nizmit, për të organizuar lëvizjen punëtore, për të përhapur idetë komuniste dhe për të popullarizuar Bashkimin Sovjetik si vendi i parë socialist në botë. Pas një lufte të gjatë parimore të komunistëve të shëndoshë të grupeve, nën udhëheqjen e shokut Enver Hoxha kundër elementëve përçarës e me pikëpamje antimarksiste që kishin zënë vend në udhëheqjen e disa grupeve komuniste, më 8 nëntor 1941, në mbledhjen e përfaqësuesve të G.K. u mor vendimi historik që të shkriheshin G.K. dhe të themelohej PKSH si një parti marksiste-leniniste revolucionare, forca e vetme udhëheqëse e luftës çlirimtare të popullit shqiptar.
(M.Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Grupet Komuniste
[cite]