GRYKA E KËLCYRËS


GRYKA E KËLCYRËS
✤ Grykë lumore disa qindra m e thellë dhe 13 km e gjatë në rrjedhjen e mesme të Vjosës midis Këlcyrës dhe Dragotit përmes së cilës kalon rruga automobilistike Përmet-Tepelenë. Ka pamjen e një kanioni shumë të thellë e të ngushtë, me shpate gati vertikale që lumi e ka çarë tërthor strukturave antiklinale të ndërtuara nga gëlqerorë të jurasikut, kretakut dhe paleogjenit, duke ndarë malin e Trebeshinës nga Dhëmbeli dhe Shëndëllinë nga Goliku. Në shpatin e djathtë të grykës gjenden shpella e Mezhgoranit, ajo e Dragotit e shumë të tjera më të vogla. Pjesë e saj është Gryka e Mezhgoranit (shih). Në G. e K. Vjosa merr shumë burime nëntokësore, sidomos nga ana e majtë (Uji i Zi etj). Në G. e K. janë zhvilluar beteja të shumta, sidomos gjatë Luftës ANÇ. (N.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gryka E Këlcyrës


[cite]