GRYKA E MELGUNIT
✤ Grykë në luginën e Drinit, në kufi midis rrethit të Shkodrës në VP Gryka e Melgunil: aty ku ndërtohet HEC «Enver Hoxha». dhe atij të Pukës në JL, tek fshati me të njëjtin emër dhe në V të kalasë ilire të Dalmacës. Është formuar në gëlqerorët e triasit, të cilët kanë shkaktuar ngushtimin e menjëhershëm të luginës. Ka gjatësi 0.5 km (midis fshatrave Melgun e Gushtë), thellësi mbi 200 m dhe gjerësi të shtratit të lumit 6-8 m. Në të gjithë gjatësinë ka tiparet e një kanioni me shpate gëlqerore gati vertikale, me bimësi shumë të rrallë (dushku). Këtu po ndërtohet Diga e HEC «Enver Hoxha» të Komanit (shih).
(Gj.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gryka E Melgunit
[cite]