GRYKA E GJOLULIT


GRYKA E GJOLULIT
✤ Grykë midis vazhdimit verior të malit të Rencit dhe malit Kolaj, pranë rrugës automobilistike Shkodër-Velipojë. Është çarë nga gërryerja paraardhëse në gëlqerorët e kretakut e të eocenit, me sa duket nga Buna, kur në të u derdh Drini, i cili e detyroi të ndërrojë shpesh shtratin. Para grykës ndodhet ura me të njëjtin emër.

(T.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gryka E Gjolulit


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "GRYKA E GJOLULIT" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/gryka-e-gjolulit