GURAKUQI


GURAKUQI
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit, në skajin VP të Çermenikës së Madhe. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Orenjë (shih). Përmendet me këtë emër që në shek.XV në dokumentet osmane. Nëpër fshat ka kaluar një rrugë e vjetër, gjurmët e së cilës duken ende. Banorët kanë qenë të përmendur për punimin e ëmbëlsirave dhe të salepit e bozës. Me këtë mjeshtëri kanë punuar në shumë qytete të vendit. Banorët e fshatit morën pjesë në Luftën ANÇ. Në dimër të 1943-1944 nga G. kaloi dhe u strehua një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ me shokun Enver Hoxha në krye. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1967. Bën pjesë në Koop. e Bashkuar të Orenjës. Ka drejtim kryesor rritjen e bagëtive të imëta. Vend të madh në ekonomi zë edhe gështenja. G. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, 3 banesa popullore monument kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gurakuqi


[cite]