GURI I TOPIT


GURI I TOPIT
✤ Mal në kufi midis rrethit të ‘Gramshit e atij të Pogradecit me lartësi 2120 m. Në J kufizohet me, Valamarën (shih), kurse në VP me Gurin e Zi. ‘Përbëhet nga shkëmbinj efuzivë e nga gëlqerorë të mesozoit si dhe nga flishi dhe ka strukturë luspore. Ka një kreshtë të valëzuar me forma të relievit akullnajor (mbi 16001700 m), të përfaqësuar nga lugje, cirqe, morena dhe liqene akullnajore. Në shpatin P burojnë disa degë të Devollit, kurse në atë L degë të Shkumbinit. Bimësia përbëhet kryesisht nga pyje ahu, pishe dhe kullota alpine.

(P-Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Guri I Topit


[cite]