GURKUQI
✤ Fshat në rrethin e Korçës. Qendër e fshatit të bashkuar ku bëjnë pjesë edhe fshatrat; Bardhazë (Rosover), Zerec, Torovec, Dushar dhe Shpatmal (Varvara), që kanë së bashku 2114 banorë. Emri i mëparshëm i G. ishte Vrëpckë. Në mesjetë zona e G. ishte nën zotërimin e Muzakajve. Këshilli NÇ u ngrit në shtator 1942. Në Qafën e Gjarprit, Brigada I dhe VS zhvilluan luftime të ashpra me forcat gjermano-balliste dhe ranë 13 dëshmorë. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtim kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit. Rriten pemët si molla e rrushi si dhe bagëtitë e imëta. G. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gurkuqi


[cite]