HALILI ZEQIR
✤ (1882-1917). Prijës i njohur popullor në Krasniqe të Malësisë së Gjakovës (sot rrethi Tropojë). Udhëhoqi qëndresën që i bëri populli i Malësisë së Gjakovës në Qafëmorinë më 1910 ekspeditës xhonturke të komanduar nga Shefqet Turgut pasha. Pjesëmarrës në Kuvendin e Junikut (shih) maj 1912. U shqua në kryengritjen e përgjithshme çlirimtare antiosmane të 1912-ës e sidomos në betejën që zhvilluan forcat kryengritëse të komanduara nga Bajram Curri kundër garnizonit turk në Qafë të Prus’nit. Luftoi me konsekuencë kundër pushtuesve serbo-malazezë gjatë viteve 1912-1915 dhe atyre austro-hungarezë më 1916-1917. Këta të fundit edhe e vranë.
(M.M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Halili Zeqir
[cite]