HALILI DHE HAJRIA


HALILI DHE HAJRIA
✤ I pari balet shqiptar në tri akte, me libret sipas dramës me të njëtjin emër të K. Jakovës, koreografia Panajot Kanaçi, muzika Tish Daija. U vu në skenë për herë të parë në Teatrin e Operës dhe të Baletit më 1963. Subjekti pasqyron qëndresën e malësorëve kundër shtypjes otomane në Shqipëri në shek. XVIII. Drama përqendrohet në tablo të gjera e masive, me kundërvënie të figurave dhe të palëve që ato përfaqësojnë, që janë bazë për zhvillimin muzikor të veprës. Përdorimi me kritere të drejta si i elementeve karakteristike të valleve dhe të muzikës popullore instrumentale, ashtu dhe i formave të njohura muzikore e koreografike të baletit klasik i japin këtij baleti karakterin kombëtar e origjinalitet. Ai hodhi baza për krijimin e një tradite komhëtare në balet.

(S. Ka.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Halili Dhe Hajria


[cite]