HARF ARNOLD FON
✤ (1471-1505). Udhëtar gjerman, i cili më 1497, gjatë kalimit nëpër Ulqin, Durrës e Sazan, shënoi nga gjuha shqipe 26 fjaië, 8 shprehje dhe numërorët 1-10 dhe 100 e 1000, të shoqëruar me përkthimin gjermanisht përbri. Janë fjalë të zakonshme, që i hyjnë në punë udhëtarit të huaj në jetën e tij të përditshme. Keto shënime u botuan për herë të parë më 1860 nga E. fon Grote në Këln dhe janë një nga dëshmitë e para të shkruara të gjuhës shqipe.
(A. Dh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Harf Arnold Fon
[cite]