HARDHIA
✤ (Vitis vinifera, L.). Shkurre frutore kacavjerrëse e familjes hardhiore (Vitaceae) me trung deri 15-20 m, të shtrembër e plot nyja dhe me lëvore të kuqërremtë, deri në të hirët, që del fije-fije; me gjethe të këmbyera me bisht rë gjatë, zakonisht pëllëmbore me 5-7 vriguj me push të bardhë në faqen e poshtme, me lule të vogla të gjelbëra me erë e të vendosura në vile, aë lulëzojnë në prill-maj. Bën frut rrushk me disa kokrra në vile sipas kultivarit me 2-6 fara, që piqet në korrik-tetor. H. është me prejardhje nga Kaukazi, por është përhapur shumë në Evropë. Në Shqipëri kushte më të përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin intensiv të H. ka në krahinat që shtrihen deri në lartësitë 700 m. H. pëiqen klimë të ngrohtë, të thatë dhe me diell, =i dhe toka pjellore të shkrifta e të ngrohta, po edhe në toka me gurë zhvillohet mirë. E dëmtojnë brymat e pranverës e të vjeshtës, e sidomos ciknat e dimrit. Shumëzohet me përpajna. rruti i H., rrushi, është i shijshëm, me vlera oshqimorë dhe i lehtë për t’u tretur. Përdoret për t’u ngrënë i freskët, dhe i i thatë për stafidhe. Prej rrushit prodhohen pije aikoolike si rakia e vera, përgatiten musht, uthull, pekmez, si dhe acid tartarik etj. Gjethet e H. që parmbajnë 15% proteina përdoren në gjellëtarinë popullore dhe janë ushqim i mirë për gjënë e gjallë.

Kur H. zhvillohet e mbështetur mbi shtylla rse mbi drurë të tjerë quhet pjergull. Si e tillë E=htë e përhapur kryesisht në krahinat kodrinore g malore dhe në qytete dhe japin prodhim të mirë kultivarët që kanë rritje të vrullshme, si razakia e bardhë, e zezë, sheshi i zi e i bardhë, tajga e kuqe, delina etj. në Shqipëri është e njohur që në lashtësi, del si motiv zbukurimi në mozaikët e vjetër dhe iokumentet historike flasin për vreshtat dhe verën (shih) nga viset shqiptare. Kultivari «Kallmet» p.sh. ka qenë i njohur edhe në vende të tjera dhe emërtimet në gjuhët e tjera përmbanin kurdoherë epitetin «i Shkodrës». Pas Çlirimit, sidomos me hapjen e brezareve janë ngritur plantacione shumë të mëdha me H. (shih: Vreshtaria).

(M. Pe.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hardhia


[cite]