HARTAT TOPOGRAFIKE


HARTAT TOPOGRAFIKE
✤ Harta gjeografike të hollësishme që paraqesin në rrafsh një pjesë të sipërfaqes së Tokës me objektet më të rëndësishme natyrore, ekonomike e shoqërore, si: relievi, rrjeti hidrografik, bimësia, qendrat e banuara, rrjeti rrugor e hekurudhor, ngrehinat industriale e shoqërore, dhe elemente e objekte të tjera të vendit, nëpërmjet shenjave të posaçme konvencionale. Sipas përmbajtjes, paracaktimit dhe shkallës H. T. ndahen në harta shkallëmëdha (1:10.000, 1:25.000, 1:50.000) ose të përdorimit taktik; harta shkallëmesme (1:100.000, 1:200.000) ose 1:1000.000) ose të përdorimit strategjik. Krahas vrojtimeve dhestudimeve në lëmin e gjeodezisë, para Çlirimit janë përpiluar edhe H. T. të para të Shqipërisë nga topografë ushtarakë të shteteve imperialiste, për qëllimet e tyre ekspansioniste. Pas Çlirimit, . krahas zhvillimit të gjeodezisë (shih) në tërësi, u përpiluan dhe u botuan edhe H. T. në shkallë të ndryshme nga Shërbimi Topografik i Ushtrisë (shih).

H. T. në RPSSH kanë karakter shtetëror, pasi përdoren si për nevojat e ekonomisë popullore ashtu edhe për ato të mhrojtjes së vendit. Ato përpilohen dhe hotohen në projeksionin GausKruger me emërtesat përkatëse për çdo fletë. Krijohen me metodën e rilevimit aerofotcgrafik dhe në raste të veçanta me metodën e fotogrametrisë tokësore (fototeodolit) ose me tryezë topografike. Përmbajtja e tyre përtërihet periodikisht mbi bazën e fotografimeve ajrore ose rilevimeve më të reja. H. T. të shkallëve më të mëdha shërbejnë si bazë për përpilimin e hartave me shkallë më të vogël, si dhe për krijimin e hartave speciale si harta gjeologjike (shih), harta bujqësore (shih), harta gjeografike (shih), harta historike etj.

(L. A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hartat Topografike


[cite]