HAXHIA AHMET


HAXHIA AHMET
✤ (1920-1944). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Shkodër. Organizohet në radhët e rinisë Komuniste (1942) dhe shquhet si propagandist i zjarrtë për edukimin e rinisë me idealet e Partisë. U arrestua e qëndroi i papërkuiur para torturave. Anëtar i PKSH në priil 1943, anëtar i Komitetit qarkor të RKSH për Shkodrën (1943.) Mori pjesë aktive në aksionin për djegien e Kuesturës (1943). Partizan në njësitin që vepronte në zonën e Mirditës, të Malësisë së Lezhës e të Vaut të Dejës (1944), dha ndihmesë të çmuar për zgjerimin e luftës çlirimtare në këto krahina. Ra heroikisht në Vig të Mirditës, më 21.8.1944 (shih: Lufta e Vigut).

(F.La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Haxhia Ahmet


[cite]