HEKURUDHA DURRËS-ELBASAN-GURI I KUQ


HEKURUDHA DURRËS-ELBASAN-GURI I KUQ
✤ (POGRADEC). Hekurudhë e gjatë 159 km, që kalon nëpër qendrat e banuara: Durrës, Golem, Kavajë, Lekaj, Rrogozhinë, Peqin, Bishqem, Papër, Elbasan, Mirakë, Librazhd, Xhyrë, Përrenjas, Lin, Memlisht e Guri i Kuq. Kalon në terren malor, lidh minierat dhe fabrikat përkatëse të pasurimit të mineraleve të dobishrne, sidomos të xjsherorëve të hekur-nikelit të zonës LibrazhdR’ogradec me Kombinatin metalurgjik «Çeliku i Partisë», me portin e Durrësit etj. Nëpërmjet degëzimit që nis në Papër lidhet rafineria e naftës në Cërrik etj. U ndërtua në disa faza. Për fazën e parë të hekurudhës, nga Durrësi deri në Peqin, e para në vend me gjatësi prej 44 km, punimet filluan më 1 maj 1947 dhe u përurua më 7 nëntor 1947 nga shoku Enver Hoxha. Më vonë u ndërtuan vijat hekurudhore Peqin-Elbasan (33 km, 1950), Elbasan-Librazhd (25 km, 1969-1972), Librazhd-Përrenjas (28 km, 1972-1974), Përrenjas-Guri i Kuq (29 km, 1975-1979). Për ndërtimin e gjithë kësaj vije hekurudhore u hapën 24 tunele me gjatësi të përgjithshme rreth 10 km, ndërmjet të cilëve tuneli i Qafëthanës (shih), u ndërtuan 723 vepra arti, ndërmjet të cilave Ura e Bushtricës (shih), si dhe 15 stacione hekurudhore.

(P. Ça.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hekurudha Durrës-Elbasan-Guri I Kuq


[cite]