HEKURUDHA BURRËS-TIRANË


HEKURUDHA BURRËS-TIRANË
✤ Hekurudhë me gjatësi 38 km që lidh kryeqytetin me Durrësin. Punimet filluan më 11.4.1948 dhe përfunduan më 22.2.1949. Kalon përgjithësisht në fushë dhe lidh edhe qendrat e banuara: Shkozet (Plazh), Sukth, Maminas, Vorë, Kashar. Gjatë saj u ndërtuan 50 vepra arti duke përfshirë edhe urën mbi 1. Erzen, u çel një tunel 420 m. etj. Në këtë vijë hekurudhore janë lidhur me degëzime miniera e qymvrgurit e Valiasit, Kombinati i tekstileve «Stalin» fabrikat e tullave në Tiranë e Vorë, Kombinati i materialeve të ndërtimit «Josif Pashko» etj.

(P. Ça.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hekurudha Burrës-Tiranë


[cite]