HELENAU
✤ (Kolë Mirdita, 1900-1936). Shkrimtar. Lindi në Shkodër ku kreu mësimet e mesme, stuaimet e larta i mbaroi për drejtësi në Grac (Austri). Krijimtaria letrare e H. u zhvillua në vitet 20. Në faqet e revistës «Djalëria» botoi vjersha dhe tregime me motiv patriotik e shoqëror që shquhen për frymën e theksuar romantike-sentimentale, notat e trishtimit dhe sinqeritetin e ndjenjave. Shkroi edhe drama, nga të cilat «Vdekja e Skënderbeut» u vu në skenë. Pjesa më e mirë e trashëgimisë së tij letrare u përmblodh në librin Trëndafila që s’çelin për ne (Tiranë, 1959).

(N.J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Helenau


[cite]