HELMËSI


HELMËSI
✤ Fshat në rrethin e Skraparit, në JL të Çorovodës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Backë, Nikollarë, Melckë, Staraveckë, popullsia gjithsej 1372 banorë. H. përmendet në periudhën e qëndresës së popullit shqiptar kundër sundimit osman nga shek. XVI deri në fillim të shek. XVIII. H. ka qenë një bazë shumë e rëndësishme në Luftën ANÇ jo veiëm për rrethin, por për mbarë vendin. Këshilli NÇ u formua më 1942. Në periudhën mars-tetor 1944 në H. ka qëndruar shoku Enver Hoxha dhe këtu ka qenë selia e Komitetit Qendror të PKSH dhe e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ. Më 15.5.1944 u mblodh Plenumi i KQ të PKSH dhe më 8.8.1944 Kongresi I i Rinisë Antifashiste Shqiptare. H. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe rritjen e bagëtive të imëta. H. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Helmësi


[cite]