HELMASI
✤ Fshat në rrethin e Durrësit, në fushën e Kavajës, (VL). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Kryezi (shih), LisPatros (shih) dhe Zikular. H. është vendbanim i lashtë siç dëshmohet nga gjetjet arkeologjike. Në dokumentet e shkruara përmendet që në shek. XV. Banorët e H. kanë marrë pjesë në kryengritjen fshatare të Shqipërisë së mesme më 1914-1915. Gjatë Luftës ANÇ H. ka qenë bazë kryesore e partizanëve të grupit të Pezës. Këshilli NÇ u ngrit në shtator 1942 menjëherë pas Konferencës së Pezës. Janë zhvilluar disa luftime. U.çlirua më 14.11.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. H. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rritjen e ullinjve dhe pemëtarinë. H. ka shkollë të mesme bujqësore pa shkëpatje nga puna, shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Helmasi


[cite]