Herodi

(greqisht: Ηρώδης) Herodi ishte sundimtari i Palestinës në vitin 47 para Krishtit dhe ishte aleat besnik i romakëve. Në Dhiatën e Re përmenden katër vetë me emrin Herod. 1-Herodi i Madh shquhej për mizoritë e tij. Ai kishte katër djem, dy prej të cilëve i vrau së bashku me të shoqen. 2-Herod Agripa ka qenë nipi i Herodit të Madh. Ai ka lindur në vitin 10 pas Krishtit. Pas vrasjes së të atit Aristovulit, e ëma Veronika, e çoi në Romë ku zuri miqësi me Gaio Kaligulën, pasardhësin e Klaudit. Kaligula, kur hipi në fronin perandorak në vitin 37 pas Krishtit e emëroi tetrakis të Filipit dhe të Lisanit në Sirinë verilindore. Dy vjet më vonë e caktuan në Galile dhe në Pere.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]