HERODOTI


HERODOTI
✤ (rreth 490-425 p.e.r.). Historian i Greqisë së lashtë, i quajtur babai i historisë. Në vitet 455-452 bëri një udhëtim të gjatë nëpër vendet e Evropës, Azisë dhe Afrikës, midis të tjerave vizitoi krahina të ndryshme të GadishuUit Ballkanik si Ilirinë, Trakinë e Maqedoninë. Hartoi veprën e madhe «Historitë» me 9 libra, ku përshkruan luftën greko-persiane në të gjitha fazat e saj deri më 479 p.e.r. Me këtë rast përmend dhe ngjarje nga historia e popujve, që u prekën nga kjo luftë. Vepra përmban edhe të dhëna gjeografike e etnografike. Aty gjejmë të dhëna të rëndësishme për pellazgët. H. është edhe i pari autor që zë në gojë emrin e ilirëve.

(S.I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Herodoti


[cite]