HERBORISTIKA
✤ Njohja, mbledhja, ruajtja, përpunimi dhe përdorimi i bimëve mjekësore e të dobishme. Herboristët ilirë kanë lënë si trashëgtm të dhëna empirike për njohjen e bimëve mjekësore e përdorimin e tyre. Herboristët popullorë kishin njohuri empirike për efektin shërues të cimëve mjekësore. H. mori zhvillim sidomos në shek. XVIII kur filluan të tregtohen bimët mjekësore, erëzat, bimët ngjyruese etj. Tradita familjare e mbledhjes, ruajtjes dhe përdorimit të bimëve mjekësore është mjaft e vjetër. Pas Çlirimit studimi, grumbullimi dhe përpunimi i bimëve mjekësore u kthye në veprimtari shtetërore. H. sot është vënë mbi baza shkencore. Trajtohen rxeth 150 droga bimore mjekësore, kryesisht nga bimësia spontane, si p.sh. frytet e dëllinjës, të trëndafilit të egër, gjethet e sherbelës, të hithrës, daifinës, manaferrës, mullagës, lulet e kamomilit, të murrizeve, bari i rigonit, i këputjes, rizomat e J gramit etj. Grumbullimi dhe tregtimi me shuJ micë sot bëhet nga qendrat e grumbullimit të Ministrisë së Industrisë së Lehtë e Ushqimore dhe qendrat e Drejtorisë së Pyjeve të Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa eksporti bëhet nga Ndërmarrja e Agroeksportit në Tiranë. Shitja me pakicë e drogave bimore mjekësore, e përzierjeve të tyre në formë speciesh me veprim të ndryshëm terapeutik (si ekspektorante, diuretike, laksative etj) bëhet nga barnatoret. Janë bërë disa botime për grumbullimin, përpunimin dhe përdorimin e bimëve mjekësore të vendit nga Instituti i Mjekësisë Popullore dhe katedrat e farmacisë. (Z.S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Herboristika
[cite]