HERONJTË E TOPANASË


HERONJTË E TOPANASË
✤ Të rinjtë komunistë Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Bajram Tusha dhe Hiqmet Buzi, Heronj të Popullit (shih). Natën e 18-19 tetorit 1942 u gjendën të rrethuar në një shtëpi me kallama e baltë, në lagjen Topana të Vlorës, bazë ilegale e Partisë. Trimat vendosën të çanin rrethimin e 400 milicëve fashistë dhe përmes zjarrit të dendur të armikut u sulën njëri pas tjetrit me revolverë e bomba dore. Të katër ranë heroikisht, duke mbajtur lart emrin e të riut komunist. Luftimi në Topana pati jehonë jo vetëm në Vlorë, por në gjithë Shqipërinë.

(M. 11.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Heronjtë E Topanasë


[cite]