HETEROFONIA
✤ Formë muzikore e të kënduarit dhe të ekzekutuarit në grup, kur disa prej zërave ose instrumenteve krijojnë shmangie të pjesshme e të përkohshme nga vija kryesore melodike. Si dukuri e lashtë muzikore, i ka prirë formimit të homofonisë e polifonisë dhe është ruajtur krahas tyre në forma rudimentare. Në muzikën popullore shqiptare ndeshet ende në mjaft krijime tradicionale të të gjitha krahinave të vendit, kryesisht në repertorin e grave, si: në këngët rituale, vajet etj. Nuanca heterofonike ruhen aty-këtu në shoqërimin instrumental të këngëve që këndohen me lahutë, cifteli, sharki, bakllama etj.
(Fe. D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Heterofonia
[cite]