HIDA SALI


HIDA SALI
✤ (? -1927). Veprimtar i dalluar i Rilindjes Kombëtare, i periudhës së Pavarësisë dhe i Lëvizjes demokratike. Lindi në Elbasan ku dhe mori mësimet e para. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin turk të Manastirit. Studimet e larta i nisi në fakultetin e inxhinierisë ushiarake në Stamboll, për shkak të ndjenjave atdhetare i ndjekur nga administrata osmane u detyrua t’i ndërpresë dhe u kthye në Shqipëri. Në vitet 1910-1912 mori pjesë aktive në kryengritjet antiosmane, bashkëpunoi me I. Qemalin dhe L. Gurakuqin etj. për organizimin e tyre.

Pas shpalljes së Pavarësisë S. H. luftoi me armë në dorë për mbrojtjen e konsolidimin e shtetit të parë shqiptar. Gjatë viteve të Luftës I Botërore mbaroi stuclimet e larta ushtarake në Torino. Në nëntor 1919 u dënua me burgim të përjetshëm prej gjykatës ushtarake të Romës, sepse vrau në Vlorë një oficer italian që guxoi të fyente flamurin shqiptar. U kthye në atdhe më 1920 kur u shkëmbye me robërit italianë të kapur gjatë Luftës së Vlorës. Mori pjesë gjallërisht në lëvizjen demokratike antifeudale e antiimperialiste të viteve 1921-1924. Shok dhe bashkëpunëtor i A. Rustemit. Me krijimin e shoqërisë «Bashkimi» (shih) u zgjodh kryetar i degës së saj për Tiranën. Mori pjesë në Revolucionin demokratiko-borgjez të Qershorit 1924 dhe luftoi për mbrojtjen e tij kundër intervencionit të huaj. Pas vendosjes së pushtetit të A. Zogut emigroi jashtë shtetit në fillim në Selanik, pastaj në Romë e B.S. ku edhe vdiq.

(K.Nu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hida Sali


[cite]