HIDO VASIL


HIDO VASIL
✤ (1830-1890). Veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Lindi në Gjirokastër. Qysh i ri u lidh •ngushtë me patriotin Koto Hoxhi (shih), përkrahu nismën e këtij për një shkollë shqipe në Gjirokastër. Mori pjesë në lëvizjen e udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (shih). Është një nga nënshkruesit e protestës së patrio’tëve gjirokastritë drejtuar Kongresit të Berlinit ku shprehej vendosmëria për të mbrojtur tërësinë territoriale të atdheut që cenohej nga vendimet e atij Kongresi.

(L.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hido Vasil


[cite]