HIDROBIOLOGJIA
✤ Degë e biologjisë e cila studicn organizmat e gjallë që jetojnë nëujë, proceset j erësore, përhapjen e bashkëveprimin e tyre. H. fca rëndësi praktike, i sheh bimët e kafshët e u;:t si burim ushqimor, merret me aklimatizimin e Hojeve të reja ;të qenieve të gjalla në kushtet e mjedisit ujor dhe me kërkesat për rritjen e peshiit. Ajo përpunon metodat biologjike përluftimin e organizmave të dëmshëm për njeriun, bujqësinë, zootekninë, lundrimin etj. Ka lidhje me hidrokiminë, e cila merret me ndotjen e mjediseve ujore dhe ndikimin e tyre në organizmat ujorë, si dhe me efektin e mundshëm tek njeriu, përpunon metodat biologjike për pastrimin e mjediseve ujore dhe përcafeton masat e luftimit kundër ndotjeve.
H. ka filluar të zhatohet si shkencë vetëm në vitet e pushtetit popullor. Janë kryer studime të veçanta për të përcaktuar përbërjen e zooplanktonit, për haza ushqimore natyrore në liqenin e Shkodrës, në liqenest e HEC, të Dumresë, të ujëmbledhësve kryesorë etj. Studimet kanë shërbyer për aklimatizimin e peshqve bar-e planktonngrënës, për rritjen e sasisë e të llojshmërisë së prodhimit të peshkut, për sasinë dhe llojet e fito-e zooplanktonit që rriten me plehrim organik, mineral etj. Me ndërtimin e liqeneve të HEC lindën një varg dukurish të reja biologjike, të cilat e bënë të domosdoshëm thellimin e studimeve të H. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës zhvillohet si disiplinë mësimore.
(N. R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hidrobiologjia