HIDROCENTRALI ENVER HOXHA


HIDROCENTRALI ENVER HOXHA
✤ HEC i tretë dhe më i madhi mbi 1. Drin, në grykën e MelgUnit, në Koman, me fuqi të vendosur 600 mijë kW, me 4 agregate dhe me prodhim mesatar 2 miliardë kWh energji elektrike në vit. Punimet e ndërtimit filluan më 1979. Më 1985 do të vihen në shfrytëzim dy turbinat e para dhe më 1986 dy të tjerat. Për krijimin e rënies së ujit po ndërtohet diga me gurë dhe ekran prej betoni të armuar, sistemi i sjelljes së ujit me veprën e marrjes, dy tunelet e sjelljes, dy kullat e ekuilibrit dhe katër tunelet e turbinave, ndërtesa e eentralit : me nënstacion elektrik, dy tunelet e shkarkimit të prurjeve më të mëdha gjatë shfrytëzimit dhe dy tunelet e devijimit të lumit gjatë ndërtimit. Do të krijohet një rezervuar, liqen artificial me sipërfaqe rreth 12 km2 dhe vëllim rreth 450 milionë m3 ujë.

(J. Ç.-E. Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Hidrocentrali Enver Hoxha


[cite]