APERITIVËT DHE DIXHESTIVËT, LLOJET, SHËRBIMI.
Aperitivët, llojet, përdorimi, shërbimi.
Aperitivët (pije për të hapur oreksin) janë një shpikje e vendeve mesdhetare. Çdo vend ka aperitivët e tij. Aperitivët ndahen në grupet e mëposhtme: Bitters (campari, aperol); Pijet me anason (anisées) pastis, uzo, raki; Verëra të përziera si aperitivë (vermuth, Cherry, porto); Kokteilet pre-dinner (para darkës), kokteile me verëra spumante ose champagne.
Shërbimi. Biterat shërbehen me akull në tambler (tumbler), të përziera me soda ose lëng portokalli. Anisée hollohen me ujë dhe shërbehen në tumbler. Uji hidhet në një kanë dhe klienti e përcakton vetë raportin e përzierjes. Vermuthi shërbehet në temperaturë 10-12 °C. Temperatura ideale e shërbimit për Fino – Cherry, White Port është nga 10-12°C.
Ruajtja. Shishet e biterave, aniséeve (pijeve me anason) dhe vermuthit ruhen në vende të freskëta. Cherry dhe vera Porto ruhen shtrirë.
Dixhestivët, Verëra të përzier si dixhestivë. Shërbimi, ruajtja.
Dixhestivët janë pije, që shërbehen në fund të ushqimit. Përveç kafesë, dixhestivë të njohur janë verërat e forcuara, pijet alkolike të forta/likeret. Ato mundësojnë një mbyllje optimale të një ngrënie të mirë.
Verëra të përziera si dixhestivë. Nëse llojet e thata e gjysëm të thata ofrohen si aperitiv, variantet gjysëm të ëmbla e të ëmbla futen tek dixhestivët. Cherryt & verërat Porto të ëmbla importohen në të gjithë botën e porositen në fund të ngrënies.
Si digestif përdoren dhe konjak, armanjak, distilatet e tjera, likeret, kafete ne varesi te traditave qe ekzistojne ne vende te ndryshme ne lidhje me ushqimin dhe pijet.
Blerja e ruajtja. Çdo vend ka digestif të vetët tradicional. Blerja e digestif përcaktohet nga vendi, lloji i restorantit, kategoria e lloji i klientelës. Cilësia është primare në blerjet e pijeve.