HOTI ZEF
✤ (1899-1937). Veprimtar i lëvizjes demokratike e komuniste, pjesëmarrës në luftën e Spanjës. Vinte nga një familje e varfër fshatare nga Rrapsh-Starje e rrethit të Shkodrës. Mori pjesë në lëvizjen demokratike. Më 1923, për arsye ekonomike mërgoi në Francë ku punoi si punëtor i thjeshtë. Atje u aktivizua në lëvizjen punëtore franceze dhe u pranua anëtar i Partisë Komuniste Franceze. Më 1933 u arrestua nga policia franceze për pjesëmarrjen në demonstrata revolucionare. Në janar të vitit 1937, bashkë me Ramiz Varvaricën shkoi në Spanjë dhe u inkuadrua në bataiionin «Dimitrov» duke luftuar përkrah popullit spanjoll kundër fashizmit. Mori pjesë në një sërë luftimesh. Ra heroikisht në berejën e Jaramës më 13 shkurt.
(V. K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hoti Zef
[cite]