HUNJADI JANOSH
✤ (1407-1456). Udhëheqës i shquar ushtarak hungarez. Me prejardhje rumune, zotërues i një feudi në Transilvani, H. u shërben me funksione të larta mbretërve Sigismund dhe Vladislav II të Hungarisë. Fitorja e madhe e korrur më 1442 në Transilvani mbi komandantin I osman Mezit Bej krijoi tek H. dhe mhreti Vladislav bindjen se me ndihmën edhe të popujve ballkanas do të ishte e mundur të thyheshin osmanët duke organizuar fushata ushtarake praps krahëve të tyre. E përhërë nga ushtarë profesionistë të rroguar, ushtria hungareze kaloi në vjeshtë 1443 Danubin dhe u përforcua rrugës nga luftëtarë vendas, midis të cilëve edhe shqiptarë; ajo korri në fillim të nëntorit një fitore të parë në Nish, kur u shkëput Skënderbeu nga kamp: osman dhe filloi luftën kundër sulltanit. Pasi morën Sofjen dhe arritën malet e Ballkanit, forcat lumgareze u detyruan të tërhiqen për vështirësi furnizimi. Më 1444 H. organizoi një fushatë të dytë, e cila pësoi pranë Varnës një disfatë të rëndë ku u vra Vladisllavi II. Fushata e tretë u organizua nga H., i zgjedhur mëkëmbës i mhretërisë hungareze, në vjeshtën e vitit 1448; kësa; here ushtria e Hunjadit u drejtua për në Kosovë, për të siguruar bashkimin me forcat shqiptare nën Skënderbeun, i cili mori për këtë qëllim masat e duhura. Rrethimi osman i Sfetigradit dhe tradhtia e despotit serb Gjergj Brankoviç i vonuan forcat shqiptare; më 18 tetor 1448 ushtria hungareze pësoi një disfatë pranë Prishtinës. Gjatë tërheqjes H. u kap dhe u mbajt i burgosur nga Brankoviçi. Me gjithë vështirësitë që i krijoi një grnpirn kundërshtar midis feudalëve hungarezë, H. vazhdoi luftën, duke konsideruar vërshimin osman si rrezikun më të madh për ekzistencën e Hungarisë. Pas një fitoreje në Krushevac të Serbisë më 1454, H. ndërmori më 1456 një fushatë të re për të thyer rrethimin e Belgradit të drejtuar nga vetë Mehmeti II. Fitorja e korrur këtu, ashtu si dhe ato të Skënderbeut në tre rrethimet e Krujës, penguan forcat osmane të vazhdonin pushtimet drejt Veriut dhe Perëndimit. H. vdiq më 1456 nga murtaja që ishte përhapur në kampin e tij para Belgradit. (A. Bu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hunjadi Janosh
[cite]