Hyjlindëse
Hyjlindëse Në Sinodin III Ekumenik të vitit 431 Shën Marisë iu dha titulli “Hyjlindëse”, ndërsa në Sinodin V Ekumenik të vitit 553 u quajt “Virgjëreshë e Shenjtë”. Në Liturgjinë Hyjnore psalim: – Ti meriton me të vërtetë, të të lumërojmë ty Hyjlindëse, gjithmonë të lumurën dhe të përmbikulluarën dhe Mëmën e Perëndisë tonë. Më të nderuarën se keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se serafimet, që pa u cënuar linde fjalën Perëndi, me të vërtetë Hyjlindësen, ty të madhërojmë.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]