13. MODIFIKIMI I TE DHENAVE (INSERT, UPDATE, DELETE)
Në SQL përdoren tre komanda për modifikimine e të dhënave në databazë.
Komanda INSERT. Ajo përdoret për futjen e të dhënave në dy trajta të ndryshme. Për të shtuar rekordet në një tabelë njëra pas tjetrës përdoret komanda INSERT INTO në trajtën e mëposhtme
Supozojmë se jepet një tabelë e quajtur “Shitjet” e cila përmban katër kollona: Qyteti, Sasia, Kodi, Data. Nëse dëshirojmë të futim rekorde të reja në tabelën “Shitjet”, atëherëpërdorim kodin SQL si vijon.
Theksojmë se renditja e kollonave në kod mund të jetë e ndryshme nga ajo e tabelës së të dhënave. Është e rëndësishme që të ruhet rradha e vlerave sipas rradhës së fushave. Gjithashtu, është e mundur që emrat e fushave të mos specifikohen fare në komandën INSERT INTO, por në këtë rast renditja e vlerave duhet të jetë në përputhje me ato të fushave që gjenden në tabelën e të dhënave. Për më tepër, është e mundur që të futim rekorde duke shtuar vlerat e vetëm disa prej fushave. Në rast se tabela e mësipërme përmban më shumë se katër fusha, atëherë kodi i mësipërm do të jetë përsëri funksional, por rekordet e reja përfshijnë vetëm vlerat e fushave të përcaktuara, fushat e tjera mbeten NULL.
Shpesh kërkohet që të kalohen grupe rekordesh të një tabele në një tabelë tjetër. Kjo realizohet nëpërmjet komandës INSERT INTO e kombinuar me komandën SELECT, trajta e përgjithshme e kodit të së cilës jepet si vijon
Sipaj këtij kodi SQL, rekordet e tabela2 për fushat fusha3 dhe fusha4 futen në tabela1 përkatësisht tek fusha1 dhe fusha2. Duhet patur parasysh që komanda SELECT nuk mund të zgjedhë rreshta nga tabela ku futen të dhënat, numri i kollonave në komandën SELECT duhet të jetë i njëjtë me atë të komandës INSERT INTO dhe tipet e të dhënave të fushave reciproke të dy tabelave duhet të jenë të njëjta.
Komanda UPDATE. Përdoret për të ndryshuar vlerat e rekordeve ekzistuese si vijon
Në këtë rast rekordet në tabelë të cilat plotësojnë vërtetësinë e pohimeve të klauzolës WHERE ndryshojnë vlerat e fushave, fusha1 merr vlerën vlera1, fusha2 merr vlerën fusha2 etj. Në këtë rast duhet patur parasysh që këto ndryshime ndodhin për të gjitha rekordet që plotësojnë vërtetësinë e kushteve në klauzolën WHERE. Në rast të mospërcaktimit të klauzolës WHERE, atëherë do të ndryshojnë të gjitha rekordet e tabelës. Është e rëndësishme të mbahet parasysh që vlerat e ndryshuara të jenë të llojit të fushës ku ato futen që të jenë të pranueshme.
Komanda DELETE. Përdoret për tëfshirë rekorde nga tabela të dhënash si vijon
Theksojmë se kjo komandë nuk mund të fshijë vlera të fushave të caktuara apo tabelën si një e tërë. Për fshirjen e tabelës përdoret komanda DROP TABLE.